[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Osmani: Kuvendi mbështetë çdo nismë për hetimin e rrethanave rastit të Agon Musliut



Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani i ka dërguar telegram ngushëllimi familjes së 26-vjecarit nga Gjilani që vdiq gjatë kohës sa po qëndronte në karantinë në konvikte.“Lajmin për humbjen e jetës së më të dashurit tuaj, Agonit, e kam pranuar me dhimbje të madhe.

Prandaj, më lejoni që si qytetare e këtij vendi, si nënë dhe si udhëheqëse e Kuvendit të Kosovës, ta ndaj me ju dhimbjen e thellë për vdekjen e parakohshme të tij.

Vdekja e Agonit, në lulen e rinisë, është ngjarje e trishtë, e cila i ka prekur zemrat e çdo qytetari të vendit dhe e ka pllakosur Kosovën në zi. Ajo ndodh në një kohë të rëndë për të gjithë ne, në rrethana të pasqaruara plotësisht. Unë shpresoj se organet e drejtësisë do të punojnë në zbardhjen e shpejtë të rrethanave të kësaj vdekjeje tragjike”, thuhet në telegramin që Osmani ka dërguar për familjen e 26-vjecarit.

Kryetarja e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mbështesë cdo nismë për hetimin e rrethanave të vdekjeës së të riut.“Si Kuvend i Kosovës ne do të mbështesim çdo nismë për hetim të pavarur e profesional, i cili do ta zbardhte përfundimisht gjithë çfarë ka ndodhur me familjarin tuaj pas kthimit të tij në atdhe”, shkruhet në njoftim.

Menu Title