.
×

Osmani i përgjigjet Veselit: PDK e ka në ADN tradhtinë



Botapress 20Janar-Kryeparlamentari Kadri Veseli, ka folur rreth qëndrimit të opozitës në dialogun me Serbinë. Veseli thotë se është i gatshëm t’ia lëshojë pushtetin Lidhjes Demokratike të Kosovës, në mënyrë që ajo të bëhet pjesë e dialogut, ndërsa ka shtuar se partia e tij nuk e ka tradhtuar Isa Mustafën kur u rrezua qeveria në të cilën ishin bashkë.

Veseli ka thënë se Qeverinë Mustafa nuk e ka rrezuar PDK’ja, por deputetët e LDK’së, si Vjosa Osmani dhe Anton Quni.

Por, deputetja e LDK’së, Vjosa Osmani ka thënë se Kadri Vesel është shndërruar në një figurë komike të skenës politike në Kosovë.

“Veseli është shndërruar në një figurë komike të skenës politike në Kosovë. Asnjë njeri racional nuk i merr seriozisht këto deklarata të tij”, ka thënë ajo.

Osmani thotë se PDK e ka në ADN tradhtinë dhe mashtrimin.

“Për që PDK është parti që e ka ne ADN-nën e saj tradhtinë e mashtrimin, këtë ja ka dëshmuar secilës parti me të cilën ka qeverisur deri me tani, dhe ketë po ja dëshmon edhe kryeministrit te tanishëm”.

Deputetja e LDK’së ka thënë se sharjet dhe kritikat, për ta janë veç forcë dhe bashkim.

“Ndërkaq neve si LDK, sa më shumë që po na shajnë e po tentojnë te na përlajnë, aq me të fortë e me të bashkuar po bëhemi”.

Kadri Veseli ka thënë se Qeverinë Mustafa nuk e ka rrezuar PDK’ja, por deputetët e LDK’së, si Vjosa Osmani dhe Anton Quni, që nuk e votuan demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.