.
×

Osmani: Do të takohemi me VV-në



Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani ka bërë të ditur se shumë shpejt do të takohen më përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje për të bërë përafrimin përfundimtar për koalicionin bashkëqeverisës.

Në një intervistë Osmani e la të hapur mundësinë që përkundër afatit të vënë deri ditën e diele të negociohet, ata të takohen edhe më pas me Lëvizjen Vetëvendosje.“Këto 2-3 ditë duhet të shfrytëzohen në mënyrë efektive. Gjithçka varet çka do të diskutohet këto 2-3 ditë për të vazhduar më pas”, tha ajo