.
×

Osmani: Do të kemi rritje ekonomike 6% dhe buxhet shtetëror 3 miliardë euro



Kandidatja për deputete nga radhët e LIdhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, është e futar sonte në emisionin Pressing Zgjedhor në T7.

Osmani ndër të tjera në këtë emision ka folur edhe për buxhetin që do të ketë Kosova nëse ajo do të jetë kryeministre e Kosovës.

Osmani ka thënë se pret që vendi të ketë rritje stabile ekonomike dhe të rritet prodhimi.

“Premtojmë rritje ekonomike 6%”, ka thënë ajo.

Tutje ajo ka treguar edhe për buxhetin e Kosovës dhe pret që ai të vazhdojë të rritet pa shpenzuar rezervat shtetërore.

“Synojmë të arrijmë buxhetin 3 miliardë euro”, ka deklaruar Osmani.

Po ashtu ajo ka thënë se do të mundohen që vendi të koncentrohet tek burimet e energjisë së ripërtrishme dhe jo tek ndotësit e ambientit.