.
×

Osman Caka boton “Ofshamë kohësh” ( vëllim poetik), i 20-ti vëllim I radhës



 

Bashkatdhetari, poeti e veprimtari i palodhshëm shqiptar Osman Caka vazhdon veprimtiratinë dhe aktivitetin e tij të palodhshëm në fushën e artiti e të avansimit të  kulturës shqiptare në Kosovë e në Angli.

Osman Caka, një bashkatdhetar që përjetoi tmerret e luftës, të cilit iu vra djali Iliri para syve nga paramilitarët serbë, së fundi ka botuar librin e 20-të me radhë, vëllim poetic të cilin e ka titulluar Ofshamë kohësh.

Njoftimin për botimin e vëllimit e ka dhënë vetë Osman Caka përmes postimit në Facebokk;

 

Sot është një ditë e veçantë për mua. Ndjej kënaqësi që krjimtaria ime u kurorëzua me librin e 20 dhe pikërisht me titullin “OFSHAMË KOHËSH” e që vërtet është edhe aktualiteti ynë i hidhur.

Ne këtë publikim ishte nder se mori pjese Drejtori i parë i Gjimnazit “Skenderbeu” ne Kaçanik, prof. Latif Nallbani. Unë e falënderoj pronarin e shtypshkronjës z.Hajdar Fejzullahun, zonjën e tij Nazlije Fejzullahun si dhe mikun tonë Ismet Krasniqin.

Redaktore: Flora Peci,

Kopertinen: Rexhina Idrizi

Faqosjen: Rexhina Idrizi

Lektore: Altina Xhini

Dua ta falënderoj mësuesen mirditore Flora Perdoda që më ka ndihmuar në çdo moment që kam pasur nevojë.