[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

OSBE tenton të fsheh turpin e vet, duke e fshirë emërtimin “Kosovo i Metohije!’



Misioni i OSBE-së e konsideron Kosovën ende si pjesë të Serbisë. Kështu së paku figuron në një dokument që e mban logon e kësaj organizate për zgjedhjet presidenciale të Serbisë.

Në këtë dokument ky mision Kosovës po ashtu i referohet si “Kosova dhe Metohia” dhe gjithashtu është përdorur edhe gjuhë raciste ndaj komunitetit rom si “Cigan Mahalla”.

 

Megjithatë, në një përgjigje zyrtare për gazetën “Zëri” zyrtarë nga misioni i OSBE-së kanë thënë se bëhet fjalë për një gabim teknik. 27 minuta më parë Bashkimi Europian nuk tërhiqet nga kriteri i demarkacionit për liberalizim të vizave!

 

“Bëhet fjalë për një gabim teknik. Dokumenti i cili është dërguar nga zyra jonë në shtyp nuk e ka pasur këtë përmbajtje. Nuk e dimë saktësisht si ka ndodhur kjo. Marrëveshja me palët, siç e dini, është arritur shumë pak kohë para 2 prillit dhe meqë ka pasur shumë persona të përfshirë, dikush pa qëllim e ka marrë dokumentin e paredaktuar”, thuhet mes tjerash në përgjigjen e OSBE-së. Përndryshe, sipas këtij misioni, ky nuk është dokument zyrtar i OSBE-së, por, siç thonë ata, poster informativ/ fletushkë që udhëzon njerëzit drejt pikës së grumbullimit të votave.

 

“Misioni i OSBE-së nuk e përdor emërtimin ‘Kosovë dhe Metohi’ asnjëherë. Kjo lehtë mund të dëshmohet në faqen tonë të internetit ose në publikimet tona. Siç e thamë më lart, ky është gabim teknik dhe i shprehim keqardhjen tonë kujdo që mund të jetë prekur nga kjo përmbajtje”, përfundon përgjigjja e OSBE-së.

Menu Title