.
×

OSBE do të ofrojë përkrahje teknike për KQZ-në në zgjedhjet lokale



 

OSBE do të përkrahë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në ditën e zgjedhjeve me një numër të madh të stafit që do të jetë aktiv në komunat veriore.\

Kështu ka deklaruar shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu, gjatë vizitës që i ka bërë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, përderisa shtoi se ndihma e OSBE-së në zgjedhjet e 22 tetorit do të jetë teknike.

“Ne kemi një numër të madh të stafit që do të punojë në komunat veriore. Ne do t’iu ndihmojmë të arrini zgjedhjet më të mira në aspektin teknik. Unë dëshiroj që të gjithë qytetarët të shfrytëzojnë të drejtat ditën e zgjedhjeve dhe partitë të respektojnë rregullat dhe ligjet”, tha ai.

Ndërkaq, kryetarja e KQZ-së Valdete Daka, ka thënë se kanë përfunduar të gjitha punët e mëdha për ditën e zgjedhjeve, ndërsa ka falënderuar shefin e Misionit të OSBE-së për ndihmën e vazhdueshme.

“OSBE do të ofrojë përkrahje teknike për KQZ-në vetëm ditën e zgjedhjeve. Në emër të KQZ ftoj partitë politike që t’i përmbahen ligjit dhe qytetarët të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar më 22 tetor”, tha ajo.