.
×

Oriola dhe Noizy janë zënë me njëri-tjetrin? E vërteta del në shesh!



Vetëm pak ditë më parë kudo në media filloi të përflitej për një krisje të mundshme marrëdhënieje mes modeles Oriola Marashi dhe reperit Noizy, pasi të dy nuk ndiqnin më njëri-tjetrin në Instagram.

Çfarë po ndodh mes tyre dhe a është më pjesë e grupit “OTR” Oriola? Disa miq të afërm të modeles dhe reperit kanë pohuar se të dy janë distancuar për shkak se kanë pasur një mosmarrëveshje dhe se Marashi nuk është më pjesë e labelit të njohur “OTR”.

Rikujtojmë se kjo nuk është hera e parë që përflitet për një zënkë mes dyshes.

Po ashtu disa muaj më parë, u tha se Noizy dhe Oriola ishin zënë me njëri-tjetrin, mirëpo në shkurt të këtij viti, modelja hodhi poshtë thashethemet duke publikuar një video në Insta Story, ku shfaqej Noizy duke performuar në një koncert, ndërkohë mbishkruante: “Mbrëmë në Gjermani. Nuk kam fjalë për të përshkruar çfarë ndjej, por ajo që di është se ai e meriton të jetë aty më shumë sesa kushdo tjetër.”

Nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim një reagim publik nga vetë dy personazhet në fjalë!