[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Organizoi aheng me rreth 30 persona, arrestohet gjakovari



Policia e Kosovës ka arrestuar dje një person në rrugën “Gjergj Fishta” në Gjakovë, pasi që kishte organizuar aheng. Në këtë aheng bëhet e ditur se kanë marrë pjesë rreth 30 persona.

“Rr. Gjergj Fishta, Gjakovë 31.07.2020-20:36. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti duka mos respektuar vendimin e lëshuar nga qeveria, ka organizuar-mbajtur aheng familjar me 27 persona të pranishëm. I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar”, njofton Policia./

Menu Title