.
×

Organizohet edicioni i Pestë i Garës së Intelegjencës EUREKA 5



 

Gjimnazi Hasan Nahi në kuadër të Fondacionit për Arsim dhe Kulturë Atmosfera organizon edicionin e pestë me radhë Gara e Intelegjencës “EUREKA 5”.

 

Me datën 16 Dhjetor 2017, ditën e shtune në ora 11:00 do të mbahet në të gjithë Kosovën në shkollat e përcaktuara nga Komunat përkatëse testi i fazës së parë të kësaj gare tashmë tradicionale të miratuar dhe të përkrahur nga Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë si dhe DKA-të (Drejtoritë Komunale të Arsimit) në të gjithë Kosovën.

 

Gara EUREKA 5 sfidon dijen e mbi 2000 nxënësve më të mirë nga e gjithë Kosova të përzgjedhur nga Klasat e 9-ta nga më se 26 komuna të ndryshme të Kosovës.

 

Në mesin e 2000 nxënësve do të përzgjidhen 250 finalistë ku do të garojnë në fazen finale të Garës Eureka e cila do të mbahet me 17 Mars 2018 , ora:11:00 në ambientin e Gjimnazit Hasan Nahi në Prishtinë.

 

Qëllimi dhe synimi i organizimit të kësaj gare është që të gjithë bashkarisht t’i dalim për zot brezit të ri të vendit tonë duke i inkurajuar dhe motivuar për dijen  dhe shkencën dhe njëkohësisht duke rritur cilësinë e arsimit ku llogaritet si investim më i mirë për një të ardhme më të ndritur dhe sigurt për atdheun tonë, theksoi Drejtori i Gjimnazit  Hasan Nahi z.Bashkim  Çmega.

 

Në këtë garë i jipet mundësia që çdo nxënësi nga klasat e 9-ta të garojë, të zhvillojë mënyrën e të kuptuarit, arsyetuarit dhe logjikuarit të tij dhe  të zbulojë talentin e vet.

 

Për komunën e Prishtinës testi i Eurekës do të mbahet në ora: 11:00në shkollën “Faik Konica” në Qendër të Prishtinës.

 

Mediat  i ftojmë që të përcjellin për së afërmi këtë eveniment shumë të rëndesishëm për nxënësit nga mbarë Kosova.

 

Me këtë rast nxënësve iu dëshirojmë suksese.