.
×

ORCA: Korrupsion, nepotizëm e klientelizëm në emërimin e stafit akademik



Me korrupsion të formave të ndryshme, nepotizëm e klientelizëm është duke u përcjellë procesi i emërimit, riemërimit dhe avancimit të stafit akademik, shkruan sot Koha Ditore.

Ky konstatim ka dalë në analizën e konkursit për zgjedhjen e personelit akademik në Universitetin e Prishtinës, të publikuar të martën nga Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA). Megjithatë, sipas kësaj organizate, krahasuar me vitin e kaluar, këtë vit janë shënuar përmirësime në zgjedhjen e stafit akademik.

ORCA i ka shqyrtuar 199 kandidatë në konkursin e fundit të UP-së prej të cilëve thotë se 153 i plotësojnë kriteret për t’u zgjedhur, rizgjedhur ose avancuar si staf akademik./BP/