.
×

Opinionisti Petrit Zogaj nuk ka pikë dyshimi në sondazhin e Vetëvendosjes



Petrit Zogaj një ish-aktivist i shoqërisë civile dhe opinionist i njohur kosovar ka shprehur vlerësimin e tij për sondazhin e fundit të shpërfaqur sot nga Lëvizja Vetëvendosje, shkruan Botapress. Në një postim të tij në Facebook, Zogaj analizuar rezultatet e këtij sondazhi duke përfunduar se “s’kam asnje dyshim ne rezultatet e ketij sondazhi”. Ja postimi i Zogajt në Facebook: “Ne grafikonin e pare, Kurti po duket qe ka mbeshtetje dyfishe me shume se Veseli e Haradinaj per kryeminister, anipse shiftat nuk jane bash ashtu. Po gjetje e mire kjo. Ndersa ne grafikonin e dyte, PSD s’po shihet, ama eshte ne faqen tjere. E per LDK, ish kane mire qe ata mos me e lexu kete sondazh sepse na cojne ne zgjedhje menjehere Per PDK vendi i trete, eshte sukses. Perndryshe, s’kam asnje dyshim ne rezultatet e ketij sondazhi” ka shkruar Petrit Zogaj në postimin e tij të fundit në Facebook, përcjellë Botapress.