[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Operohet me sukses infermieri i cili u ther sot me thikë në Klinikën e Urologjisë



Sindikata e Infermierëve të Kosovës, ka njoftuar se infermieri i cili është therur me thikë gjatë ditës së sotme është operuar, dhe se gjendja e tij është stabile.

Në njoftim thuhet se operacioni është kryer me sukses falë ndërhyrjes profesionale dhe të shpejtë të ekipës nga QKUK.

“Sapo ka dal nga salla e operacionit kolegu ynë F.B. i cili sot u plagos me thikë në vendin e tij të punës, në Klinikën e Urologjisë. Operacioni u krye me sukses falë ndërhyrjes profesionale dhe të shpejtë të ekipës nga QKUK. Gjendja e kolegut tonë tani është stabile. Falënderojmë ekipën mjekë dhe infermier që morën pjesë në ndërhyrjen kirurgjike”, thuhet në njoftim.

Më tej, Sindikata e Infermierëve të Kosovës i ka uruar infermierit shërim të shpejtë, duke uruar që raste të tilla të mos ndodhin më.

Ndryshe, infermieri F.B është therur sot me thikë nga një pacient. Rasti ka ndodhur në Klinikën e Urologjisë rreth orës 14:00, sulmin ndaj tij e ka dënuar Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës dhe Ministria e Shëndetësisë./Telegrafi/

Menu Title