.
×

Olsen lavdëron Kombëtaren shqiptare



Morten Olsen, selektori i Danimarkës, e ka vlerësuar lartë Kombëtaren shqiptare. Sipas danezit, ekipi kuqezi është skuadra më e mirë që e ka pasur Shqipëria ndonjëherë.

Morten Olsen, selektori i Danimarkës është i vetëdijshëm se nuk do ta ketë aspak të lehtë përballjen me Kombëtaren shqiptare në ‘Elbasa Arena’, në kuadër të kualifikimit për eliminatoret e Euro 2016. Sipas strategut danez, ekipi kuqezi është skuadramë i mirë që e ka pasur Shqipëria ndonjëherë.

“Shqipëria të luajnë në shtëpi dhje kanë fituar besim të madh, pas fitores ndaj Portugalisë. Është në temperamentin e tyre të mos mbrohen në shtëpi dhe ndoshta ky është ekipi më i mirë që e ka pasur Shqipëria ndonjëherë. Nuk pres të jetë një ndeshje të cilën do ta dominojmë për 90 minuta”, ka deklaruar Olsen.