.
×

Obama: Putini nuk është gjeni



Presidenti amerikan Barack Obama, nuk është i impresionuar me homologun e tij rus, Vladimir Putin.
Në një intervistë për NPR, Obama ka kundërshtuar ata që mendojnë se Putin është “lojtari më i mirë”, pas aneksimit të Krimsë.

“Tre apo katër muaj më parë në Uashington shumica mendonin se Putin është gjeni . Por sot,mund t’u tregoj të gjithë atyre se Putin ndoshta nuk është aq i mencur”, citohet të ketë thënë Obama.