[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Obama kujton Bryantin



Vdekjen e legjendës së basketbollit Kobe Bryant e ka komentuar edhe ish-presidenti amerikan Barack Obama.
Ai ka thënë se edhe më e rëndë është vdekja e së bijës së Bryantit, Giannas 13-vjeçare.
“Kobe ishte legjendë në parket dhe sapo kishte nisur atë që mund të vlerësohet si akti i dytë. Humbja e Giannas është edhe më e rëndë për ne si prindër. Michelle dhe unë iu dërgojmë dashuri dhe lutje për Vanessan dhe familjen Bryant në një ditë të pabesueshme”, ka shkruar Obama në Twitter.
Sot Bryant, vajza e tij dhe tre persona të tjerë vdiqën në një aksident ajror.

Menu Title