[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Nxënësit në Istog e bëjnë për spital shokun e shkollës



 

Një 16 vjeçar dhe një 17 vjeçar kanë rrahur në oborrin e shkollës së mesme ‘Haxhi Zeka’ një tjetër nxënës të kësaj shkolle, duke i shkaktuar gërvishje në kokë, shkruan Gazeta Express.
Express mëson se rasti ka ndodhur dje rreth orës 14:30 dhe viktima, 18 vjeçar ka pranuar ndihmë pas rrahjes në shtëpinë e shëndetit në Istog.

“Me datën 1 shkurt rreth orës 14:30 në gjimnazin ‘Haxhi Zeka në Istog’ ka ndodhur një rrahje. Dy persona të gjinisë mashkullore janë të dyshimtë njëri është I lindur në vitin 2002 tjetri 2001. Një person tjetër është viktimë I lindur në vitin 2000”, tha për Express Zëdhënësi i Policisë Rajonale të Pejës, Xhevat Ibraj.

Menjëherë pasi që janë lajmëruar për rastin, policia ka ndërmarrë masat e nevojshme. Paraprakisht, tensionet në mes të nxënësve kishte tentuar t’i parandalojë drejtori i shkollës duke ia tërhequr vëmendjen nxënësve. Mirëpo, mosmarrëveshja kishte kaluar në dhunë.

“Të dyshuarit janë sjellur në stacionin policor në prezencën e prindit dhe puntorit social janë intervsituar. Hetuesit kanë ndërmarrë masat adekuate, është konsultuar edhe prokurori i shtetit dhe rasti po hetohet si lëndim i lehtë trupor. Të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, bëri të ditur Ibraj.

 

Menu Title