[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Nxehet Blero: Del me çikë në shesh dhe thotë ‘ku janë shacat’



Për shkak të coronavirusi, shumë qytetarë të Kosovës që jetojnë në shtete të ndryshme të botës po e kanë të pamundur të vijnë në vendlindje për pushime.

Mungesën e tyre po e ndien edhe këngëtari Blero, i cili thotë se sot doli në kryeqytet me vajzën e tij dhe vëri re se ishte thuajse i zbrazët.

Postimi i tij:

“Sot dola me çikën pak në qytetin tonë të dashtun, Prishtinë dhe definitivisht një tmerr i vërtetë pa mërgat! Dmth 1 korrik dhe ska shenj jete askund. Kosova pa mërgatën është si peshku pa ujë!!! Na kemi faj sepse nuk ju kemi përbajt rregullave. Tash urdhroni vllazni e motra një verë pa mërgat. Pa koment”, u shpreh Blero.

“Në fakt mirë na u ka bo se “thojshim” qe shaci…- Po shaci tka bo shpi o shiptar- tash lypni shacat. P.s në momentin kur e humb ja din vlerën. Kurr mos paragjyko”, ka përfunduar këngëtari.

Menu Title