[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

‘Nxehet’ Agim Bahtiri e shan gazetarin Shkumbin Kajtazi



Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka kërcënuar gazetarin e Gazetës Metro, Shkumbin B. kajtazi, pas një artikulli të publikuar në këtë gazetë. Bahtiri e ka marrë në telefon gazetarin dhe i është drejtuar me fjalë kërcënuese dhe sharje, shkruan gazetametro.“Ropt ka me ti q… Ma ke prekë ndërgjegjen. Maje në men, ropt ka me ti q*”, i ka thënë Bahtiri gazetarit Kajtazi.

Ky kërcënim dhe fyerje e të parit të Mitrovicës erdhi pas publikimit të një artikulli ku tregohej punësimi i një modeleje njëzet vjeçare në pozitën e shefes së kabinetit.
Gazetari Kajtazi e ka raportuar rastin në Polici dhe për këtë është hapur rast. Siç thotë ai, Policia i ka thënë se Bahtiri do të ftohet për intervistim.

Rasti i është adresuar edhe Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës ku është sqaruar rasti pasi, sipas gazetarit, kjo përbën cënim të punës së lirë të gazetarëve. Ndërkohë, Kajtazi ka pritur për tri orë që kryetari Bahtiri të kërkojë falje, por kjo gjë nuk ka ndodhur./BP/

 

Menu Title