.
×

Numërohen të gjitha votat, Nisma thotë se e kaloi pragun



Botapress 5 Nëntor – Janë numëruar edhe votat e fundit që kanë ardhur nga diaspora, e koalicioni Nisma-AKR-PD ka dalë me njoftim se ka kaluar pragun.

Para pak çasteve në Qendren e Numërimit dhe Regjistrimit janë numëruar 1806 votat e fundit që kanë ardhur nga diaspora.

Nga to, 1145 i ka marrë Lëvizja Vetëvendosje, ndërsa koalicioni Nisma-AKR-PD i ka marrë 26 vota.

Megjithatë Nisma ka dalë me njoftim ku thotë se e ka kaluar pragun dhe ka arritur të marrë 5.02 për qind të votave.

Shkrimi i Nismës:

Përfundimisht koalicioni NISMA-AKR-PD pjesë e kuvendit të Kosovës.

Edhe pas numërimit të 2039 votave të fundit të diasporës të ardhura me vonesë (17 tetor 2109), Nisma Socialdemokrate dhe koalicioni ynë ka marrë mbi 42 mijë vota apo 5.02% të votave, të cilat e bëjnë koalicionin tonë përfundimisht pjesë të Kuvendit të Republikës së Kosovës!

Me këtë rast, falënderojmë antarët, simpatizantët dhe votuesit e koalicionit tonë për mbështetje në këtë garë zgjedhore!