.
×

Nuk ndalet presidenti çek: Unë nuk i thashë NATO-s ta godasin Serbinë për shkak të Kosovës



Presidenti çek, Milosh Zeman, nuk po ndalet me deklaratat e tij, pas kërkesës për tërheqjen e njohjes së shtetit të tij ndaj Kosovës, ai tani thotë se nuk ka dhënë urdhër që avionët bombardues të NATO-s të dërgohen në Serbi për shkak të Kosovës

Zeman ka hedhur poshtë akuzat se si kryeministër i qeverisë çeke, i dërgoi avionët e NATO-s për të bombarduar në Serbi për shkak të Kosovës.

Ai ka thënë se vendi i tij kishte rënë dakord për të bombarduar Jugosllavinë, me kusht që ato bomba të kishin vetëm objektiva ushtarake.

“Para së gjithash, unë nuk iu kam dërguar bombardues atyre”, u përgjigj Zeman në një pyetje nga një shikues nëse gjatë vizitës së tij në Beograd javën e kaluar, ai u kërkoi falje serbëve për, siç u tha, “dërgimin e bombarduesve për të vrarë civilë, për të shkatërruar infrastrukturën dhe spitalet”, tha Zeman për TV Blesk.

“Ata u dërguan nga komanda e NATO-s por, në të vërtetë, ajo kishte nevojë për pëlqimin e të gjitha vendeve anëtare. Ne atëherë ishim një anëtar i ri i NATO-s për rreth tre javë. Dhe duke qenë se askush nuk na bashkoi, ne ishim të fundit, po e përsëris të fundit, që kishim kohë që kishim hezituar të jepnim atë votë”, tha Zeman.