.
×

Nuk ndalen ofendimet: Fisnik Ismaili e quan kafshë shtëpiake Nasim Haradinajn



Deputeti i PSD-së, Fisnik Ismaili e ka quajtur kafshë shtepiake Nasim Haradinajn, teksa ka folur për luftën në koshare.

“Është ofenduse për mu mem shti me e dëgju dikë i cili flet me një nivel të kafshe shtëpiake, me fol për një intelektual siç ka qënë babai im. Nasim Haradinaj nuk ka qënë kërkushi për me ma ndalë mu shkruarjën në Koshare, të dhënat që unë kam qënë i biri i Muharremit i kanë pas të gjithë komandantët e Kosharës”, ka thënë Ismaili

Nasim Haradinaj gjatë ditës së djeshme ka thënë se po ta dinte se Fisnik Ismaili është i biri i Muharremit, do të ia kishte ndalu kosharen.

“Me pas dijtë që ai është djali i Muharrem Ismailit ai kurrë nuk kish guxu me ardhë në Koshare, unë ja kisha ndalu”, ka thënë Nasim Haradinaj në një prononcim për Insajderin.