.
×

Nuk mjafton goli i Nuhiut, City skuadër më fat (Video)



Manchester City ka arritur që vetëm në minutat e fundit të ndeshjes, të mposht skuadrën nga Championship, Sheffield Wednesday, me rezultat 2:1, në ndeshjen e vlefshme për FA Cup.

Kjo ndeshje vuri përballë edhe shqiptarët Bersant Celina që për herë të parë është ftuar në skuadrën e parë të Cityt, dhe Atdhe Nuhiun, që ishte lojtari më i dalluar i mysafirëve, ku shënoi edhe gol.

Nuhiu, në minutën e 14’, u gjend mirë në zonën e Cityt, duke dërguar topin në rrjetë, për t’i dhënë epërsinë skuadrës së tij.
Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.

City në pjesën e dytë, me bërjen e zëvendësimeve, mori iniciativën, dhe vazhdimisht kërkonte golin, të cilin edhe e arriti në minutën e 66 ‘ nëpërmjet Miler, duke barazuar në 1:1.

Dhe kur po mendohej se kjo ndeshje po shkonte drejt përfundimit në barazim, ishte përsëri Milner, që në minutat shtesë, shënoi golin e fitores për Cityn, gol që skuadrën nga Etihad Stadium, e dërgon në raundin tjetër./Indeksonline/