[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Nuk lanë gjë pa i thënë tifozët: Amir Rrahmani u përgjigjet të gjithëve dhe tregon pse nuk erdhi te Kosova



Kosova mbrëmë u mposhtë nga Maqedonia e Veriut me rezultat 2-1 dhe kështu humbi mundësinë e artë për të ëndërruar kualifikimin në Kampionat Evropian përmes play-offit të Ligës së Kombeve Bernard Challandes kishte mungesa të shumta, ku i munguan futbollistët kryesorë, si Amir Rrahmani, Vedat Muriqi, Milot Rashica e Hekuran Kryeziu.

Tifozët ishin të irrituar me Rrahmanin, i cili nuk kishte aspak faj, pasi nuk u lejua nga Napoli që të vinte për të luajtur në këtë përballje.

Pas akuzave dhe komenteve negative në drejtim të tij, tani kapiteni i Kosovës ka reaguar dhe ka sqaruar situatën e tij dhe arsyen pse nuk mund të vinte në Kombëtare.

“I gjithë ekipi i Napolit është në karantinë dhe jemi të ndaluar të bëjmë një metër larg hotelit. Pas të gjitha përpjekjeve të Ambasadës Italiane në Kosovë dhe shtetit të Kosovës prapë ishte e pamundur të vija. Mësohuni ta duani vendin tuaj dhe pastaj bëni komente,” ka shkruar Rrahmani në Instagram.

Menu Title