.
×

Nuk ka pajtim të Shaqirit me Zvicrën



Xherdan Shaqiri është problemi më i madh i Kombëtares së Zvicrës. Përveç rrezikimit për të humbur mundësinë për pjesëmarrje në Euro 2020, Zvicra vazhdon të përballet me problemin e lindur së fundi, që ka emrin Xherdan Shaqiri.

Shaqiri ka munguar në dy ndeshjet e shtatorit për Zvicrën, dhe sipas medieve atje, e gjitha kjo ka të bëjë me disa probleme të tij me trajnerin Vladimir Petkoviç.

Edhe pse nuk ka konfirmim nga Federata e Zvicrës mediat në Zvicër raportojnë se Petkoviç të hënën ka udhëtuar drejt Anglisë për të takuar Shaqirin, dhe asnjë marrëveshje nuk është arritur.

Madje ato raportojnë se si erdhi lëndimi i radhës si Shaqirit, pak kohë para se të merrte ftesë nga kombëtarja helvetike për dy ndeshjet e radhës, që zhvillohen në tetor.

Në mes të tetorit, Zvicra zhvillon dy ndeshje shumë të rëndësishme kualifikuese kundër Danimarkës dhe Irlandës, dhe mos rikthimi i Shaqirit do të ishte një shqetësim i madh për ta, për rrugën që çon në Euro 2020.