[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Nuk ka kourum, nuk votohet rezoluta që i ndalon Thaçit të bisedojë për korrigjim



Kuvendi nuk ka votuar rezolutën nga debati parlamentar lidhur me angazhimet e Presidentit të Kosovës për përfshirjen e “shkëmbimit të territoreve” apo “korrigjim të kufijve” në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Në mungesë të kuorumit, Kuvendi nuk ka votuar rezolutën nga debati parlamentar lidhur me angazhimet e Presidentit të Kosovës për përfshirjen e “shkëmbimit të territoreve” apo “korrigjim të kufijve” në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, raporton Ekonomia Online. Gjithashtu rezoluta e PSD-së për dialogun me Serbinë është hequr sërish nga rendi i ditës për votim me kërkesë të këtij grupi parlamentar.

Dardan Sejdiu nga PSD-ja tha se kërkon të hiqet nga rendi i ditës ky votim për shkak të dakordimit për tekstin e rezolutës me grupet parlamentare.

“Ne si grup parlamentar mendojmë se mundemi me u dakorduar për një tekst të rezolutës dhe si grup parlamentar mund te flasim me shefat e grupeve me u dakorduar dhe kërkoj të hiqet nga rendi i ditës”, tha Sejdiu.

Menu Title