[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Nuk ka koronavirus në Kosovë



Një paciente është shtrirë në Infektivë me dyshimet se është prekur nga Coronavirusi, analizat dolën negative Kishte qëndruar disa ditë për vizitë në Itali. E me tu kthyer në Kosovë, një pacientes filluan t’i shfaqen simptoma të ngjashme me ato që paraqiten tek personat e prekur nga Korona-Virusi.

E njëjta në orët e para të së hënës, kërkoi ndihmë në QKUK.

Ndërkohë, në Kliniken infektive, ajo u izolua, nga frika se 30 vjecarja është e prekur nga coronavirusi, që këto ditë ka mbërritur deri në Itali.

“Meqenëse ka ethe e kollitje të lehte, ka kërkuar ndihme mjekesore. Ne e kemi izoluar pacienten, dhe priten rezultatet. Gjendja e saj është shumë e mirë, prej momentit të spitalizimit, nuk ka pasur temperature” ka thënë Lindita Berisha, Drejtoreshë në Klinikën Infektive.

Sipas Berishës, nësë pacientja rezulton që nuk është e prekur nga virusi që ka shkaktuar panikë në gjithë botën, ajo do të lirohet për në shtëpi.

Por, kjo vetëm pasi që të dalin rezultatet përfundimtare nga Instituti Kombëtar i Shendetesises Publike.

E pak minuta më vonë, lajmin e mirë e dhanë në këtë institut.
“Brenda 4 orëve të punës intenzive, rezultati ka dalë negativ. Pacientja nuk është e prekur me coronavirusin”, ka shtuar Naser Ramadani, Drejtor në IKSHP.

E gjatë ditës, Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitija, ka thënë që për momentin nuk ka nevojë për panikë.
Ndërsa sipas tij, Klinika Infektive është e përgatitur me të gjitha mjetet e nevojshme, për t’i trajtuar këto raste.

Ai po ashtu, kë bërë me dije që kjo ministri, ka shikuar edhe mundësinë e krijimit të karantinave.
“Janë sugjeruar dy ose tri lokacione. Por, pa pasur diçka konkrete, nuk mund të ju inforojme në këtë drejtim”, u shpreh Arben Vitia, Ministër i Shëndetësisë.

Ndërsa të hënën gjatë ditës, si masa parandaluese, QKUK po ashtu është pajisur edhe me maska e mantelë të veçanta, terapi imunitare, respirator të frymëmarrjes e pajisje të tjera mbrojtëse.

Menu Title