.
×

Nuk ishte në dijeni: Jetoi 30 vjet me një copë gome në hundë



Kirurgët në Mallatja të Turqisë kanë nxjerrë një copë gomë me anë të një operacioni nga hunda e një gruaje, e cila i kishte kaluar para 30 vjetësh, ndërkohë që ajo ishte në shkollën fillore.

Sipas informacioneve të mara gruaja me inicialet G.Sh, ajo ka shkuar në një spital privat me ankesa në frymëmarrje si dhe dhimbje në hundë. Pas kontrolleve të kryera nga mjekët rezultoi se pacientja G.Sh kishte një copëz gome në hundë. Pas një ndërhyrjeje kirurgjikale copëza e gomës është nxjerrë nga hunda e pacientit në fjalë, raporton AA, transmeton Telegrafi.

 Pas operacionit në një deklaratë kirurgu, Hakan Aydogan tha se zonjës në fjalë i ka kaluar në hundë një gomë fshirëse që në shkollën fillore dhe se pacientja ka jetuar 30 vite me të në hundë.

Doktori theksoi se pacientja nuk ka pasur probleme me frymëmarrjen deri më tani pasi goma ishte copëtuar në hundën e saj, por me kalimin e kohës ajo ka filluar ti krijojë probleme. Pas këtyre problemeve pacientja i është drejtuar spitalit dhe specialistëve përkatës. “Ia nxorëm gomën dhe tanimë pacientja nuk ka probleme me frymëmarrjen” shtoi doktori në përfundim të fjalës së tij.