.
×

Nuk është vetëm çanta, Anita Haradinajt i shkëlqejnë edhe aksesorët e shtrenjtë të saj (Foto)



 

Përveç si njëra ndër moderatoret më simpatike në edicionin e lajmeve qendrore, Anita tash së fundi po merr gjithë vëmendjen si bashkëshortja e Kryeministrit të Kosovës.

 

Madje më të shumta janë kritikat e ashpra në adresë të saj, gjoja se po e shfrytëzon ardhjen në pozitë të bashkëshortit të saj Ramush Haradinaj, duke shpenzuar shuma marramendëse rreth veshjes e aksesorëve.

Herën e fundit kur u përfol për diçka të tillë, ishte shkaku i çantës së shtrenjtë firmato, e cila bëri gjiro në shtypin rozë, shkruan Kosovarja. Ndërsa sot, fokusi është tek fytyra e saj e buzëqeshur si asnjëherë tjetër, e kombinuar plot sharm e elgancë deri në detajin e fundit.

Por, sërish janë disa aksesorë të cilët bien në sy edhe këtë herë në pamjen e Anitës, që e bën të dukej për mrekulli dhe me shumë gjasë duhet të kenë kushtuar goxha. /Kosovarja/