.
×

Nuk është për t’u mburrur: Ja për çfarë jemi të parët në Europë



Shqipëria- Kosova ka numrin më të madh të të rinjve, të cilët nuk janë punësuar asnjëherë apo nuk kanë realizuar kurse trajnimi, shkruan Botapress.info

Shqipëria- Kosova renditet në krye të Europës për përqindjen më të lartë të të rinjve të papunë, të paarsimuar dhe të patrajnuar, me përkatësisht 32.8%, duke ia kaluar edhe vendit më të varfër të Europës, Moldavisë.

Sipas të dhënave të mbledhura nga Organizata Ndërkombëtare e Punës, në Bosnje dhe Hercegovinë përqindja e të rinjve të papunë ishte 26.4%, ndërsa në Maqedoni dhe Serbi, përkatësisht 24.9% dhe 23.8%. Në Kosovë norma e papunësisë te të rinjtë përllogaritet rreth 30.1%, shkruan Botapress.info

Holanda është vendi që ka përqindjen më të ulët të të rinjve të papunë me 4.6%.

*Të rinj janë cilësuar individët e moshës 15-24 vjeç, shkruan Botapress.info