.
×

“Nuk ekziston asnjë marrëveshje Kosovë-Gjermani për migrimin profesional të infermierëve”



Botapress 15 Korrik – Kryetari i Sindikatës së Nënpunësve Shëndetësorë, Blerim Syla, ka thënë se nuk ka asnjë marrëveshje të arritur mes Kosovës dhe Gjermanisë në sektorin e Shëndetësisë, siç u raportua sot.

Syla deklaroi në Klan Kosova se ky është vetëm një manipulim për t’i joshur të rinjtë për të ikur jashtë vendit.”Unë s’kam parë asnjë marrëveshje ndërshtetërore për rekrutimin apo njohjen e vlerave të shëndetësisë”.

”Ky mund të jetë manipulim mediatik. Ekzistojnë marrëveshje ndërshtetërore mes Gjermanisë dhe shteteve të tjera të Ballkanit, por kjo nuk kryhet mes ministrisve të shëndetësisë. Kjo kryhet mes Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale”.”Kjo nuk është marrëveshje”.

”Le ta thotë edhe ministri ynë, edhe ai gjermani, por s’ka marrëveshje. Ne kemi ardhur këtu të flasim për migrimin shëndetësor”.

”Nuk është askush kundër lëvizjes së punëtorëve të Kosovës. Mos të dalin me deklarata që joshin të rinjtë ta lëshojnë Kosovën”.”Kam informata nga Brukseli çdo ditë. Gjermania kërkon nga 125 deri në 127 mijë punëtorë. Deri vonë ka pasur projekte që kanë dërguar punëtorë në Filipine.

Sindikata jonë ka dhënë informata shumë të sakta”.

”Shumica e punëtorëve shkojnë për të punuar me të moshuar, jo në profesionin e infermierisë”.