.
×

Nuk do t’iu besoni syve si dukej Bleona para 20 vitesh



Këngëtarja e njohur shqiptare, Bleona Qereti e cila ka një kohë të gjatë që po jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku po punon për karrierën e saj ndërkombëtare, ka publikuar në rrjetin social Instagram, një fotografi të albumit të parë të saj të lansuar në vitin 1998 si dhe fotografinë e kopertinës.

Këngëtarja dukej shumë më ndryshe në fotografinë e shkrepur 20 vite më parë. “Ky është albumi im i parë”, ka shkruar ajo sipër fotografisë ku shihet albumi, teksa e ka falenderuar personin që ia ka dërguar foton.

Ndryshe, “Nese me do fort”, “S’me behet vone”, “Ti nuk di as me ma lyp”, “Ik meso si dashurohet”, “O bo bo c’i bere vehtes”, S’dua”, “Boom Boom”, “Mandarin”, janë disa nga këngët e suksesshme që Bleona ka sjell vite më parë për tregun shqiptar, teksa tani ajo po punon këngë për tregun ndërkombëtar.