.
×

Nuk do ta njihni “Gymyshin” si dukej në fëmijëri



Është bërë e njohur dhe e dashur për publikun kosovarë dhe ajo është aktorja simpatike Songul Oden, ose siç njihet tek ne si “Gymysh”.

39-vjeçarja kohëve të fundit ka qenë shumë e përfolur në mediat rozë për një lidhje dashurie me aktorin e njohur, Kevork Malikyan 74 vjeçar, gjë të cilën aktorja e ka mohuar.
“Gymysh” është mjaft aktive në rrjetet sociale, kështu duke ndarë shumë momente nga përditshmëria e saj me publikun virtual, shkruan rtv21.

Si duket aktorja sot i është rikthyer kujtimeve të fëmijërisë, ajo ka zgjedhur një fotografi të shkrepur vite më parë për ta postuar në Instagram.

Si duket ëmbëlsia që ajo e ka tani, e ka pasur edhe kur ishte fëmijë. Songul e njohur u bë që nga viti 1999 kur ka bërë një seri televizive me titull Ferhunde Hanımlar. Pas kësaj, ajo ka vepruar në seri të tjera televizive, ne mesin e tyre edhe në serialin “Gymysh” i cili ishte një ndër serialet më të pëlqyera për publikun, ai u transmetua edhe në ekranin e rtv21.