.
×

Nuk do ta besoni se kush është personi që e sulmoi Vehbi Kajtazin, i njohur publikisht



 

Gazetari dhe kryeredaktori i “Insajderit”, Vehbi Kajtazi, është sulmuar fizikisht në qendër të Prishtinës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:30 në një nga lokalet në kryeqytet.

Policia sapo e ka arrestuar Faton Ramadanin, pjesëtar i familjes Kiçina për sulmin ndaj gazetarit Vehbi Kajtazi.

Kajtazi ishte duke u larguar nga kafeneja në të cilën ishte duke qëndruar, në momentin kur një person i është afruar gazetarit dhe e ka sulmuar me grusht në fytyrë, ka treguar një dëshmitar për Gazetën Express.

 

Në Polici janë shoqëruar edhe persona tjerë që kanë qëndruar bashkë me Faton Ramadanin.

 

Policia e Kosovës ka arritur në vendin ku ka ndodhur sulmi ndaj gazetarit Vehbi Kajtazi, rreth 10 minuta pas ngjarjes nga e cila kryeredaktori i “Insajderit” mbeti i përgjakur në

fytyrë.

 

Pjesëtarët e Policisë aktualisht janë duke e intervistuar gazetarin Kajtazi, raporton Gazeta Express.

 

Po ashtu, njoftohet se po interviston edhe personat të cilët kanë qenë bashkë në të njëjtën tryezë me sulmuesin e Kajtazit, në momentin kur ka ndodhur sulmi.

 

Vehbi Kajtazi ishte duke u larguar nga kafeneja në të cilën ishte duke qëndruar, në momentin kur një person i është afruar gazetarit dhe e ka sulmuar me grusht në fytyrë, ka treguar një dëshmitar për Gazetën Express.

 

Vehbi Kajtazi ka mbetur i përgjakur nga goditja, dhe menjëherë është futur brenda në lokal. Ndërsa, sulmuesi është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Arrestohet Faton Ramadani nga familja Kiçina për sulmin ndaj Vehbi Kajtazit