.
×

Nuha Zullufi: Legjendat e folklorit shqiptar – Salih Bajrami e Feriz Krasniqi!



Nuha Zullufi LEGJENDAVE TË FOLKLORIT SHQIPTAR!

Lule pas lulesh,
në çdo anë,
trimëria dhe gjelbërimi,
në zemrën dhe këngën,
e tyre vend kishte zënë.

Këngë pas kënge për ju,
dielli i historisë,
na buzëqeshë në sy,
rrufetë gjatë historisë,
na gjuanin ndër prita,
e nga zëri i Salih Bajramit,
dhe Feriz Krasniqit,
këngës ndër breza të rinj,
sa vjen dhe u shtohet drita.

Fjalët e trimërisë,
gjatë gjithë historisë,
fluturojnë e hyjnë në këngë,
trimëria e kombit,
si zjarr në sytë e tyre.

Zëri, kënga,
veshja dhe pamja,
e tyre u futen në histori,
ato ecin hap pas hapi,
e brez pas brezi,
e fjalë pas fjale,
në atdhe dhe Diasporë,
sepse ato për popull,
ishin dhe janë,
LIRI E KURORË!

Ata tejpërtej deteve dhe Oqeaneve,
kalojnë mbi urën e fjalës,
dhe sillën brenda,
Arbërisë dhe Dardanisë,
në shpirtin e zjarrt,
të çdo shqiptari!

Fjala dhe kënga,
futen në shkencë,
shkenca ecën nëpër shekuj,
zëri dhe kënga e tyre,
trashëgim në popull gjatë,
gjithë historisë kanë mbetur.

Nuha Zullufi – Suedi