.
×

Nora Istrefi me plot elegancë në emisionin “Dua të të bëj të lumtur”



Ka vetëm një javë që Arbana Osmani ka filluar sezonin e ri të emisionit “Dua të të bëj të lumtur”. E përveç familjeve që ajo i surprizon, nuk mungojnë as të ftuarit të famshëm që janë surprizë po për këto familje.Këtë të shtunë do jetë këngëtarja Nora Istrefi ajo e cila do bëhet pjesë e këtij emisioni.

Lajmi u bë i ditur nga Arbana Osmani ditën e djeshme, e cila bëri të ditur se këngëtarja gjithashtu do të këndojë këngën e saj të re “Anna”.Mirëpo, tashmë edhe Nora Istrefi ka konfirmuar një gjë të tillë, ndërsa ka publikuar dhe fotografi gjatë xhirimeve, ku këngëtarja shfaqet elegante si asnjëherë tjetër e veshur me një kostum ngjyrë të zi dhe me një grim perfekt.

Përveç Nora Istrefit, këngëtarë tjerë që tashmë janë konfirmuar se do jenë pjesë e këtij emisioni janë edhe Ermal Fejzullahu dhe Dafina Zeqiri.