.
×

Nora Istrefi flet për herë të parë për ‘shtatzëninë’ e saj të dytë



Është folur se Nora Istrefi është shtatzënë për herë të dytë. Këto ditë kanë qarkulluar fjalët se këngëtarja Nora Istrefi është në pritje të fëmijës së saj të dytë me Robert Berishën. Kjo për shkak të një fotografie të Norës që po shpërndahet në rrjetet sociale, ku ajo shihet në një fustan me bark të fryrë.

Megjithatë, Nora ka demantuar këtë vet në deklaratën për Syri.net Kosova.

“Jo nuk ka ndodh, as nuk e kam në plan për momentin”, janë fjalët e Norës duke treguar kështu se nuk e po mendojnë për një fëmijë tjetër me bashkëshortin.

Nora është nënë e një vajze tre vjeçare, Renee.