.
×

Noizy flet për të kaluarën e tij



Reperi shqiptar është rikthyer në rrjetet sociale me një status vërtet emocional në lidhje me të shkuarën e tij. Të gjithë e dimë se fama e Noizy-t ka nisur nga Londra, atje ku dallohej për ndeshjet e boksit, të njohura më tepër si “Street fight”.

Nuk e dimë nëse ai i referohet kësaj periudhe në statusin e ri ku shprehet:

“Mos e gjykoni të kaluarën time, nuk jetoj më atje!”

Në këngët e tij që janë hit, Noizy flet shpesh për jetën dhe vështirësitë që ka kaluar për të arritur aty ku është sot.

Tashmë i fokusuar drejt të ardhmes, reperi me sa duket nuk do ta kthejë më kokën pas.