[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Njohësit e çështjeve politike për vendimin e Kushtetueses: Askush nuk është mbi ligjin



Botapress 21 Janar – Njohësit e çështjeve politike i kujtojnë Vetëvendosjes se askush nuk është mbi Ligjin. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese e cila nuk lejon kandidimin e personave të dënuar gjatë tri viteve të fundit ka vënë në pikëpyetje kandidimin e Albin Kurtit në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Analisti Fisnik Halimi thotë se Lëvizja Vetëvendosje nuk do ta përfill vendimin e KQZ-së për mos certifikimin eventual të Kurtin në zgjedhje. Megjithatë Halimi mendon se gara do të dëmtohet nëse Kurti nuk garon në zgjedhje.

“Lejimi apo jo i Albin Kurtit dhe të tjerëve nuk duhet të bëhet temë e kësaj fushate zgjedhore. Në të njëjtën kohë gara do të dëmtohet shumë nëse Kurti nuk është pjesë e garës. Mendoj se Vetëvendosje nuk do ta përfill këtë vendim deri në momentin e fundit dhe pastaj kur të sosen të gjitha afatet ligjore do ta përzgjedh një person të dytë nga lista e saj”, deklaroi Fisnik Halimi, për RTV Dukagjinin.

Publicisti Shkelzen Maliqi thotë se askush nuk duhet të jetë mbi ligjin, dhe se Kurti nuk dallon nga 46 kandidatët tjerë që mund të mos lejohen të garojnë në zgjedhje, përcjell Telegrafi.

“Mendoj se askush nuk duhet të jetë mbi ligjin. Kur është dënuar Kurti për hedhjen e gazit lotsjellës, gjykatësit kanë pasur konsideratë për shkak se ishte shef i opozitës dhe ia kanë dhënë dënimin me kusht”.

Edhe Zyra e BE-së në Kosovë ka reaguar për këtë çështje duke thënë se nuk duhet të ketë ndërhyrje në punën e KQZ-së.

Menu Title