[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Njohësi i çështjeve të sigurisë tregon se a mund të ketë luftë në rajon



Botapress 24 Nëntor – Eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi, ka konsideruar se nuk mund të ketë luftë në Ballkanin Perëndimor, për shkak të prezencës ushtarake ndërkombëtare në rajon.

Ibishi, i ftuar tek emisioni ‘DPT’ në T7 ka thënë se kërcënimet e Serbisë duhet marrë seriozisht megjithatë, por prezenca e NATO’s nënkupton paqe në Ballkan

“Ballkani ka qenë përherë mollë sherri. Mendoj që vetë prezenca e forcave ndërkombëtareve në rajon, jo vetëm në Kosovë, por edhe në Bosnje dhe Hercegovinë, jepin shanca që të mos ndodh një luftë në Ballkan. Kërcënimet e Serbisë janë reale, nuk janë abstrakte. Nuk dua ta shqetësoj opinionin se mund të ndodh një gjë tillë, pasi që e kemi prezencën e NATO’s”, deklaroi ai.

Tutje, ai ka sqaruar edhe arsyen e, sipas tij, dështimit të fushës së sigurisë në Kosovë.

“Ne kemi dështuar prej një entuziazmi të madh që prej kohës së luftës, prej shpallës së pavarësisë, prej aty filloi rënia e inteligjencës, për shkak të mungesës së një qeverisje së mirë”, ka thënë Ibishi.

Presidenti i Serbisë, Aleksandaq Vuçiq, javë më parë deklaroi se konfliktet e përshkallëzuara mund të çojnë deri në përplasje me armatosje. Një deklaratë e tillë u pa me shqetësim nga diplomatët kosovarë, duke e cilësuar si kërcënim, ndonëse faktori ndërkombëtar qëndroi i heshtur karshi kësaj deklarate.

Ibishi, tutje, e ka parë si shqetësuese heshtjen ndërkombëtare ndaj deklaratave të Vuçiqit.

 

 

Menu Title