[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Njoftim i rëndësishëm nga KRU ‘Prishtina’



Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka dalë me një njoftim në lidhje me platformën e faturës online. Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka dhënë sqarime në lidhje me platformë online të faturës për klientët.

Përmes një njoftimi për medie, KRU “Prishtina”, ka inkurajuar klientët që të kyçen dhe të regjistrohen në këtë platformë, mirëpo ka kërkuar nga ata që të paraqesin edhe çdo pa rregullsi që hasin gjatë kryerjes së pagesës përmes platformës online.

 

Njoftimi i plotë, pa ndërhyrje:

Ne tashmë kemi lansuar platformën e faturës online, të cilën mund ta keni të gjithë, pa pasur nevojë për pranim fizik të faturës . Brenda kartelës tuaj online, mund të gjeni edhe kodin e faturës, përmes të cilit mund të bëni pagesa me e – banking , shpejtë dhe sigurt. Për lehtësim kuptimi dhe qasjeje, mund të gjeni videon me hapa sqarues dhe konkret për hapjen e llogarisë tuaj, të cilën e gjeni në www.kru-prishtina.com. Ju inkurajojmë të kyçeni dhe të regjistroheni si konsumatorë të KRU”Prishtina”.

Aty mund të shihni kartelën tuaj financiare, shpenzimin e ujit në metër kub, totalin e shpenzimit dhe faturimit, pagesat tuaja paraprake dhe të tanishme , numrin referent për atë cikël të faturimit e cila iu shërben për pagesë me e – banking, etj.

Ju të cilët mund të hasni në ndonjë parregullsi në kartelën tuaj, psh. nëse keni realizuar ndonjë pagesë online përmes bankave komerciale apo institucioneve mikrofinanciare ( si shkak i mungesës së ofrimit të informatave gjatë procesit të pagesës, nga ana juaj )  dhe nuk e shihni që është shkarkuar në kartelë, ju inkurajojmë që të prezantoni te ne dëshmitë mbi pagesën e realizuar dhe automatikisht borxhi juaj do të shlyhet nga sistemi.

Me të gjitha kapacitetet e punës po mundohemi që çdo ditë të jemi sa më afër kërkesave dhe ankesave tuaja karshi shërbimeve për ujësjellës e kanalizim.

 

 

Menu Title