.
×

Njihuni me vajzën që di 6 gjuhë dhe që la punën në bankë për Instagramin



Të kesh një profil të kuruar në Instagram sot është kthyer në një modë, të cilën është e vështirë t’i shpëtosh. Madje disa vajza e kanë kthyer edhe në punë të qenit “influencuese Instagrami”.

I tillë është edhe rasti i një vajze nga Rusia, e cila i ka lënë të gjitha për t’u marrë me Instagramin.

Ksenia Çoumi di gjashtë gjuhë të huaja dhe refuzoi të punonte në bankë sepse zgjodhi të merrej me Instagramin.

Ajo nuk refuzoi një punë dosido në bankë, por një punë në nivele të larta drejtuese.

Kurse paragjykimeve se vajzat që janë influencuese në Instagram janë mendjelehta, ajo u është përgjigjur kështu:

Ka shumë njerëz që bëhen influencuese, por nuancat mes tyre janë të pafundme. Mund të jenë vërtet të cekët e sipërfaqësorë, por edhe inteligjentë e sipërmarrës.