.
×

Njeriu i Putinit flet para se të zbres Njeriu i Trumpit në Beograd: Brukseli i ka vet fajet për uljen e rëndësisë së tyre në dialogun Prishtinë-Beograd



Njeriu i Putinit flet para se të zbres Njeriu i Trumpit në Beograd: Brukseli i ka vet fajet për uljen e rëndësisë së tyre në dialogun Prishtinë-Beograd

Ambasadori i Rusisë në Serbi, Aleksandr Botsan-Kharchenko, para se të zbres në Beograd  Ambasadori i SHBA’ve në Berlin, Richard Grenell, deklaroi se nuk sheh ndryshim të mjaftueshëm në qëndrimin amerikan për të pasur përparim në dialogun Prishtinë-Beograd. Si zakonisht, të gjithë e kanë fajin për dështime, përpos Serbisë e Rusisë sipas Kharchenkos, transmeton Gazeta Metro.

Kharchenko që u prit me zhurmë në Beograd e u quajt ‘mik i madh’ i Serbisë nga shefi i diplomacisë serbe Dacic, në intervistën për gazetën serbe “Vecernje Novosti” se Rusia tani për tani nuk sheh ndryshim tek qëndrimi amerikan rreth Kosovës të cilat do të përmirësonin gjasat e dialogut Beograd-Prishtinë.

Kharchenko nuk habiti kur komentoi edhe vendimin e Presidentit Amerikan, Donald Trump që të emëroj si të Dërguar të Posaçëm, Richard Grenell, për dialogun mes Prishtinës e Beogradit , e tha se Rusia në shumë raste ka theksuar se, para së gjithash, duhet analizuar qëndrimi i SHBA’ve ndaj Kosovës dhe negociatave.

Si duket i lënë anash deri tani pas tërheqjes së gjithë vëmendjes nga Grenell,  Kharchenko dha një goditje për BE’në që e konsideron se është vet fajtore për uljen e dukshme të rëndësisë në këtë proces. Siç pritej prej tij, Kharchenko tha se BE’ja toleroi Prishtinën të shkelë marrëveshjet.

“Nëse ekziston dëshira për ripërtëritje të dialogut, duhet të merren në konsideratë disa kërkesa të caktuara e të justifikuara të Beogradit. Kjo është pyetja e cila ngrit vëmendjen parësore” tha Kharchenko.

Lëvizja e fundit e Shtëpisë së Bardhë- emërimi i Matthew Palmer si i Dërguar i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor,  me detyrë të zhbllokimit të dialogut Beograd-Prishtinë, e ul rolin e BE’së në proces, Bosan-Kharchenko tha se Brukseli ja uli vetes rolin, kur lejoi Prishtinën të bllokojë marrëveshjet e arritura më herët, të vendosë taksa, që pa ndëshkim të bëjë çfarë mundej për të prishur e penguar dialogun, sipas ambasadorit rus./gazetametro.net