.
×

Një vozitje në rrugët e akullta të Prishtinës (Video)



Komuna e Prishtinës ka dështuar tërësisht në ditën e parë serioze me borë në kryeqytet. Pothuajse pjesa më e madhe e rrugëve janë të mbuluara nga bora dhe vështirë të përballueshme nga shoferët.
Këtë e dëshmon edhe kjo vozitje e gazetarit të “Zërit” nëpër rrugët e kryeqytetit me veturë para pak minutash.
Siç edhe do të mund të shihni shumë prej rrugëve janë të rënduara nga bora e tani në mbrëmje edhe të shndërruara në akull.
E tëra që mund të bëjmë ne është tu tërheqim vëmendjen qytetarëve. KUJDES: Rrugë të Rrëshqitshme. /Zeri/