.
×

Një vajzë 14-vjeçare vritet brutalisht në Serbi, vrasësi dhunues sistematik(Foto)



Trupi i pajetë i 14-vjeçares Ivana Podrasic, nxënëse në fillore “Svetislav Golubovic -Mitraljeta” nga Batajnica, e cila u zhduk më shumë se dy muaj, policia e Beogradit e ka gjetur në një shtëpi të braktisur në Rakovicë.

Hetuesit ishin në gjendje për të zgjidhur këtë krim brutal dhe se dyshojnë në një person se ai mund të jetë vrasësi dhe pasi që ai ka një dosje të madhe policia e ka arrestuar.

Vajza, sipas prindërve më 29 korrik, doli nga shtëpia me miqtë dhe që atëherë ajo nuk është paraqitur.

Pasi nuk u kthy, prindërit i telefonuan policisë dhe hetimi nisi menjëherë.

Prindërit deri në momentin e fundit kanë shpresuar për t’a gjetur të gjallë.

Në atë periudhë ishte e zhdukur edhe 16-vjeçarja Tiana Juriç, e cila pas 20 përpjekjeve të përditshme, ajo u gjet e vdekur, vendi i ngjarjes së vrasësit u gjet nga ana e policisë.