.
×

Një shtetas i huaj e rrah një shqiptar



Policia e Kosvës ka njoftuar se dje në Fushë Kosovë është arrestuar një person shtetas i huaj pasi që kishte sulmuar fizikisht viktimën shtetas Shqiptar.

Me aktvendim të prokurorit kujdestar i dyshuari është dërguar në mbajtje dhe rasti është duke u hetuar.

Komunikata e Policisë:

Fushë Kosovë 18.08.2019-03:05. Është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i huaj, pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht viktimën mashkull K/Shqiptar. Me aktvendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje . Rasti është duke u hetuar.