.
×

Një rast i dyshuar i Ebola-s në Danimarkë



Geteborg, 16 tetor- 

Mjetet suedeze të informimit bëjnë me dije se një person është ndaluar në spitalin e përgjithshën në Kopenhag të Danimarkës me dyshimin se ai është i infektuar nga sëmundja vdekjeprurëse Ebola. Këtë e konformon edhe udhëheqësi i këtij instituconi mjekësor, Torben Mogensen. Kjo procedurë, sipas tij, është ndërmarrë me arsyetimin se personi është kthyer nga një udhëtim që pati në Afrikën Perendimore me një temperatur të ngritur, që është njeri ndër kriteret kryesor që e bën dyshimin e bazuar se ai mund të jetë i infektuar nga Ebola.
XH.Ç.