.
×

Një qytetar serb tentoi të kontrabandonte vajra me kamion-frigorifer



Kontrabandistët gjithnjë e më shumë po bëhen inovativ dhe kreativ me qëllim të mashtrimit të doganierëve. Dogana e Kosovës e ka ndalur një kamion frigorifer i cili nga pronari kishte modifikuar në transportues derivatesh dhe vajrash.

Pronari me mjeshtri e kishte modifikuar kamionin ku ishin fshehur rreth tre mijë litra vajra me qëllim kontrabandimin.

Kamioni ka ardhur nga veriu i Mitrovicës duke u futur në qendër të qytetit në jug ku edhe është kapur nga zyrtarët doganor./RTK/