.
×

Një prizrenas tenton të vetëvritet, shkak kushtet ekonomike



Myrfet Shasivari, Botapress 16 janar

Një person i moshës 42 vjeçare ka tentuar të vetëvritet në Prizren për shkak të gjendjes së rëndë ekonomike.

Sipas Policisë në Prizren, 42 vjeçari ka tentuar të kryej vetëvrasje duke përdor një lloj pluhuri i cili përdorët për pastrimin e kanalizimeve.

“Në orët e mesnatës së shkuar, policia në Prizren ka pranuar  një informatë e cila bënte me dije se një qytetar i moshës 46 vjeçare, ka tentuar të kryej vetëvrasje duke përdor një lloj pluhuri i cili përdorët për pastrimin e kanalizimeve. Sipas hetimeve të para, viktima pasi kishte gëlltitur substancën, ishte dërguar nga familjarë në Spitalin Rajonal në Prizren për ndihmë mjekësore. Ndërkaq për shkak të seriozitetit të gjendjes shëndetësore të viktimës, mjekët kanë vendosur që i njëjti të dërgohet në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë. Gjatë hetimit të rastit është përmendur gjendja ekonomike e rëndë e viktimës e cila do ta ketë shtyrë për të bërë vetëvrasje”, thuhet në një komunikatë të Policisë së Kosovës.