.
×

Një Presidente që ndërhyn, ju lutem



Njohës të rrethanave politike thonë se Kosovës i duhet një President që ndërhyn më shpesh në zgjidhjen e problemeve dhe tejkalimin e bllokadave institucionale.

 

Prishtinë 14 shtator

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ende nuk ka treguar se e ka ndërmend të ndërhyjë në zgjidhjen e ngërçit politik në vend, tashmë kur kanë kaluar tre muaj qyshkur kanë përfunduar zgjedhjet dhe ende nuk kanë arritur të konsolidohen institucionet.

Koha Ditore rikujton se emri i “panjohur” i Jahjagës kishte dalë nga zarfi i Ambasadorit Amerikan në Kosovë, Christofer Dell, me votat e siguruara pas marrëveshjes paraprake ndërmjet tri partive politike, PDK, LDK dhe AKR, me qëllim të evitimit të një krize institucionale dhe shmangies së zgjedhjeve parlamentare, pasi Kushtetuesja e rrëzoi Behgjet Pacollin vetëm 35 ditë pasi shijoi karrigen e Presidentit.

“Fakti që posti i Presidentit shpesh është bërë objekt i Gjykatës Kushtetuese ka bërë që ky autoritet të mos e ketë fuqinë e duhur për t’u imponuar si autoritet politik”, shkruan Koha Ditore.

Njohës të rrethanave politike i kanë thënë gazetës se Kosovës i duhet një President që ndërhyn më shpesh në zgjidhjen e problemeve dhe tejkalimin e bllokadave institucionale..